ASH: Fushata në Tetovë, fushatë kontratash nga pushteti lokal e qendror

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Aleanca për Shqiptarët përmes një pres konference ka shprehur shqetësime se  partitë në pushtetin qendror por edhe lokal janë duke bërë fushatë me nënshkrimin e kontratave në vepër me qëllim që më pas t’i shantazhojnë edhe kërcënojnë të njëjtit.

 “Në këtë fushatë në vend që të kemi një garë reale platformash, ofertash e vlerash njerëzore, për fat të keq nga ana e partive që kanë pushtet, qoftë lokal a qendror, po zhvillohet një garë se kush do të ofrojë më shumë kontrata pune, të cilat kontrata po shndërrohen në mjet kërcënues e shantazhues për qytetarët. Kjo praktikë e nisur moti nga BDI, tani po përdoret edhe nga partitë e tjera që kanë pushtet qoftë lokal a qendror. Mjafton të kenë një drejtori dhe në çast e shndërrojnë atë në dyqan punësimesh të përkohshme”, tha Vjollca Berisha, sekretare e ASH-së.

You may also like