ASH: Ende nuk është arritur qëllimi në asnjë nga shtyllat e marrëveshjes së Ohrit

by admin
Spread the love




Aleanca për Shqiptarët thekson se Marrëveshja e Ohrit është dokumenti që bëri kthesë në vend dhe që ishte menduar të nxisë barazinë mes popujve dhe zhvillimin e vendit dhe qytetarëve. Për këtë dokument shumë të rinj e të reja sakrifikuan me jetën e tyre, shumë vendbanime u dëmtuan rëndë dhe ende ndjejnë pasojat.

“Sot 21 vjet pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ende nuk është arritur qëllimi në asnjë nga shtyllat e këtij dokumenti, ndërsa në disa prej tyre kemi regres. Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, jo vetëm që nuk është arritur, por edhe është devijuar dhe zëvendësuar me përfaqësim partiak në pozicione të larta dhe kyçe për sistemin”.

Partia vleërson se nuk ka jo vetëm barazi mes popujve, por nuk ka as drejtësi individuale për qytetarët. Në sferën ekonomike, jo vetëm që është rritur varfëria, por është thelluar edhe diskriminimi në ndarjen buxhetore në baza etnike.


You may also like