ASH dënon vandalizmin, gjuhën e urrejtjes dhe fyerjet kundër shqiptarëve në protesta

by admin
Spread the love




Aleanca për Shqiptarët dënon aktet e dhunshme dhe vandale gjatë protestave të fundit, në veçanti gjuhën e urrejtjes dhe fyerjet kundër shqiptarëve. Apelojmë që institucionet përgjegjëse të reagojnë dhe kryejnë punën siç i obligon ligji, të ndalojnë dhe dënojnë këto fenomene dhe autorët e të njëjtave.

Ju bëjmë thirrje qytetarëve në përgjithësi që të tregojnë maturi dhe të mos bien pre e provokimeve të këtilla, ndërsa aktorëve politik të jenë të kujdesshëm në deklaratat publike dhe të mos bëhen shkak për veprime që rrezikojnë imazhin e shtetit dhe marrëdhëniet ndëretnike në vend.


You may also like