ASH: Danella Arsovska, ka kohë që ka dështuar

by admin
Spread the love




Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka kohë që ka dështuar në detyrën e saj, ndërsa tani po bëhet e dëmshme për të gjithë shkupjanët.

“Pas largimeve padrejtësisht nga puna të të punësuarve në ndërmarrjet publike, tani ka bllokuar edhe transportin publik duke goditur transportuesit privat dhe të gjithë qytetarët e Shkupit.

Do të bënim thirrje për të zgjidhur problemin, por Arsovska tanimë ka dëshmuar paaftësinë dhe keqmenaxhimin e saj, kështu që zgjidhjen e vetme për të gjitha problemet e shohim te dorëheqja e saj e menjëhershme”, vlerëson Aleanca.

Partia opozitare vlerëson se kryeqyteti nuk guxon të ngelet në një gjendje të këtillë kaotike, të keqpërdoret për inate dhe interesa personale e klanore, por duhet patjetër të vendoset në shërbim të qytetarëve të Shkupit.


You may also like