ASH: Argumentet që Alternativa dhe “Besa” të mos emërojnë anëtarë të grupit punues për ndryshimet kushtetuese janë të pabaza

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Vendimi i Lëvizjes Besa dhe Alternativës për të mos dërguar përfaqësues në grupin punues për ndryshimet kushtetuese është skandaloz dhe paraqet dyftyrësinë e këtyre subjekteve përballë proceseve integruese dhe të ardhmes së qytetarëve.

“Arsyetimet e tyre janë të pabaza dhe të paqëndrueshme. Kujtojmë opinionin se grupi punues është formuar pikërisht për të paraqitur propozimet e partive politike dhe aty duhet të sillen vendimet.

 

Kushtëzimet që koncenzusi të arrihet para se të ulen në grupin punues është vetëm një alibi, që shkon pikërisht në dëm të vetë kërkesës për heqjen e 20% nga Kushtetuta dhe në dëm të hapjes së bisedimeve me BE-në.

 

Me veprimet e fundit, Lëvizja Besa dhe Alternativa vetëm se konfirmojnë që janë nën kontroll të plotë të VMRO-DPMNE-së dhe agjendës anti-evropiane”, thuhet në reagimin e ASH-së.


You may also like