ASH-AAA: Pushteti bën fushatë të errët me shpifje dhe gjuhë të urrejtjes

by admin
Spread the love

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Sot, vetëm dy ditë para përfundimit të fushatës, partitë në pushtet në mungesë të sukseseve, në mungesë të projekteve konkrete dhe në frikë nga humbja e zgjedhjeve, filluan fushatën e errët dhe negative ndaj opozitës. Në Tetovë, Gostivar, Çair, Saraj dhe komunat e tjera janë shpërndarë pamflete me shpifje të ulëta, gjuhë të urrejtjes dhe fyerje ndëretnike.
Rasti është denoncuar në polici dhe misionin e OSBE-ODIHR dhe kërkojmë publikisht nga organet e rendit, ti zbulojë autorët e kësaj propagande. Këto veprime të regjimit hibrid LSDM-BDI nuk do të ndalin vullnetin e qytetarëve për ndryshim, por vetëm se demaskojnë retorikën e tyre për bashkëjetesë, shtet për të gjithë dhe mashtrime të ngjashme. Sot e treguat fytyrën e vërtetë.

Se kush qëndron prapa këtyre pamfleteve e tregon më së miri përmbajtja e të njëjtave, të cilat janë të ngjashme me deklaratat e kryeministrit Zaev dhe eksponentëve të BDI-së. Ju bëjmë thirje simpatizantëve të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës që të mos bien pre e provokimeve të këtilla. Veprime të ngjashme kemi parë edhe në disa raste në të kaluarën dhe janë tipike për partitë në panikë, në prag të humbjes së pushtetit.

Duke i njohur si funksionojnë, presim që me fabrikime të ngjashme të vazhdojnë deri në momentin e fundit, por sigurojmë opinionin dhe autorët se nuk do të kalojnë pa u sanksionuar fillimisht nga qytetarët përmes votës e më pas edhe me ligj.

Flakron Bexheti
Zëdhënës i ASH

You may also like