Asensio i prish debutimin Uzunit, Betis bie në shtëpi nga Villarreal

by admin
Spread the love

Myrto Uzuni ka bërë një debutim ëndrash në LaLiga pasi ndeshja e tij e parë me Granadën u luajt në Bernabeu kundër Real Madridit. Megjithatë, jo gjithçka shkoi perfekt pasi Reali fitoi me rezultatin minimal 1-0.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare e nisi takimin si titullar dhe u aktivizua për 80 minuta. Për sa i përket takimit, Reali ishte më kërkues dhe u përpoq të gjente rrugën e rrjetës që në minutat e para të takimit.

Megjithatë, në të gjitha përpjekjet “galaktikët” u treguan të paskatë, të dënuar edhe nga fati në disa raste. Por, në pjesën e dytë, Marco Asensio arriti të zhbllokonte rezultatin falë një goli në minutë 74 të takimit.

Kështu, Reali ia del të marrë tre pikët nga ky takim dhe ngjitet në kuotën e 53 pikëve, gjashtë më shumë se Sevilla e vendit të dytë. Nga ana tjetër, Uzuni dhe Granada e tij qëndrojnë në kuotën e 24 pikëve në vendin e 16-të.

Real Betis ka marrë një goditje në shtëpi nga Villareal, skuadër që u ngjit në vendin e gjashtë me pike të barabarta me Real Sociedad. Ekipi nga Andaluzia tani rrezikon edhe vendin e tretë, pas fitores së Barcelonës kundër Atletico Madrid.

“Nëndetësja” e verdhë ia foli të fitonte me rezultatin e pastër 2-0 dhe golat u shënuan në fund të secilës pjesë të ndeshjes, fillimisht nga Pau Torrres e më pas nga Capoue.

LALIGA – JAVA 23
Betis-Villareal 0-2
Shënues:
Pau Torres 41’, Capoue 83’

Real Madrid-Granada 1-0
Shënues: Asensio 74′

/ oversport.tv

You may also like