As shkëlqimi në Premier League s’mjafton, Barça vendos për Coutinho

by admin
Spread the love

Philippe Coutinho në Premier League është tjetër lojtar. Braziliani ka shënuar tre gola e ka dhënë tre asiste në 6 ndeshje të luajtura me fanellën e Aston Villa.

Kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga Barcelona, por në Spanjë raportojnë se katalanasit i kanë idetë e qartë në lidhje me të ardhmen e brazilianit.

Barcelona synon vetëm ta shesë Coutinho, i cili është në huazim deri në fund të sezonit tek Aston Villa. Rikthimi në “Camp Nou” nuk mendohet.

Klubi i LaLiga shpreson që Coutinho të vazhdojë të paraqitet mirë deri në fund, që Aston Villa, ose ndonjë klub tjetër ta blejnë në verë. / oversport.tv

Foto: Aston Villa FC, Facebook

You may also like