AS Roma transferon mesfushorin e Arsenalit pasi dështoi me Xhakën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ainsley Maitland-Niles është futbollisti më i ri i skuadrës italiane Roma.

Mbrojtësi i djathtë anglez është huazuar nga Arsenali te Roma për gjashtë muaj, ku Giallorosët kanë edhe opsionin e blerjës.

Roma ka paguar 500 mijë euro për huazimin e thjeshtë të lojtarit, teksa pas gjashtë muajve mund ta blejnë atë, por që nuk e kanë obligim një gjë të tillë.

Edhe pse mungon zyrtarizimi nga dy klubet, ka qenë Lega Serie A që ka regjistruar lojtarin si anëtarin më të ri të Romës.

Ka qenë edhe gazetari i njohur Fabrizio Romano ka konfirmuar se Niles tanimë është lojtari i ri i Romës, pasi kontrata e tij me Giallorosët është futur në sistemin e Serie A.

Gjatë ditës së sotme pritet udhëtimi i lojtarit nga Londra për në Romë dhe që të futet menjëherë në urdhrat e trajnerit Jose Mourinho. 

You may also like