“As nuk e kishim menduar që Basha do ta merrte këtë vendim”, Jozefina Topalli paralajmëron ‘tërmet’ brenda PD-së

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli e ftuat në emisionin ‘Debat’ ka komentuar sot zhvillimet më të fundit brenda partisë Demokratike. Topalli shprehet se ‘Foltorja’ e Berishës është lëvizja më e fuqishme e këtyre 3 dekadave, që kërkon të nxjerrë jetën politike nga paligjshmëria ku është zhytur.

“Kriza është shumë e thellë. Foltorja është flaka e ndezur dhe lëvizja më e fuqishme e këtyre tre dekadave që kërkon të nxjerrë jetën politike nga paligjshmëria ku është zhytur dhe status quo-ja ku qëndronte.

Ne nuk kemi parë më herët ushtrim demokracie kaq të fuqishëm. Lëvizje kaq energjike dhe kaq shpresë. As nuk e kishim menduar që Lulzim Basha do të merrte një vendim personal për përjashtimin e Berishës.

Lëvizje unike dhe shfaqje e demokracisë në thelb që i mungonte jetës politike. Rreze drite që projekton dhe njerëzit duan të besojnë se sjell ndryshim pozitiv për vendin. Gara mes demokracisë dhe autokracisë do të përcaktojë çfarë do të ndodhë më vonë me të ardhmen e një brezi të ri

Kryetari de jure e ka humbur të gjithë ushtrinë e tij. Po rishikohet mundësia e rikthimit të disa shtyllave të demokracisë që kanë humbur”, tha Topalli.

You may also like