As lirimi me kusht nuk e shpëton, United s’ia heq pezullimin Greenwood

by admin
Spread the love

Mason Greenwood ka lënë qelinë një ditë më parë, por Manchester United ka mbajtur në fuqi vendimin e mëparshëm për ta pezulluar lojtarin të stërvitet e të luajë me ekipin.

Një zëdhënës i “Djajve të kuq”, sipas Times, ka thënë se United i qëndron vendimit që ka marrë më parë.

Greenwood qëndroi tre net në paraburgim, pasi e dashura e tij, Harriet Robson, e akuzoi për dhunë. Ajo postoi foto dhe audio, që çuan në arrestimin e futbollistit.

Ai u akuzua për dhunë, sulm seksual dhe për kërcënim me vdekje. Pavarësisht të gjithave, u vendos që Greenwood të lirohej me kusht dhe hetimet po vazhdojnë. / oversport.tv

You may also like