“As lekët s’ti rregullojnë këmbët”, përgjigjja e Alketës na habiti të gjithëve!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ndodh shpeshherë që personazhet e njohur televizivë në Shqipëri të përballen me komente të pakëndshme në rrjete sociale.

Kështu i ka ndodhur së fundmi edhe moderatores Alketa Vejsiu. Në rubrikën e saj në story “Ask me a question”, dikush i shkruan fjalë jo fort të mira.

“Si ndihesh që je kaq me fat edhe pse je një këmbështrembëse e papame që as lekët që ke s’ti rregullojnë?”– e pyeti një prej ndjekësve.

Mirëpo, përgjigjja e saj me shumë pozitivitet dhe një mesazh të rëndësishëm për jetën na habiti të gjithëve.

“Hahahaha zemër mos u mërzit për këmbët e mia, i kam pikë të fortë ato. Kam ngjitur malore, kam ecur në rrugë me gropa, kam vrapuar. Nuk janë shtrembëruar, janë forcuar muskujt. Ato këmbë më mbajnë në këmbë. Mendoj që kam fat, mendoj që di të zgjedh. Ti mos u mërzit zemër.”

“As lekët nuk t’i rregullojnë këmbët”,

Alketa ka treguar gjithmonë se që e vogël, ëndrra e saj kishte qenë televizioni dhe ka punuar fort për të arritur këtu ku është sot.

Fillimet e saj ishin në radio, më pas ajo iu bashkua ekranit si prezantuese, ndërsa tashmë është një prej emrave më të njohur në Shqipëri.

Gjithashtu, ajo numëron 1.1 milion ndjekës në llogarinë e saj në Instagram.

You may also like