As David as Victoria Beckham nuk e kuptuan që po iu grabitej shtëpia, ndërkohë që ata ishin brenda

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

David e Victoria Beckham po kalonin kohë me vajzën e tyre 10-vjeçare, teksa disa hajdutë të maskuar po vidhnin gjithçka me vlerë në katin e dytë të vilës së tyre. Ata kanë grumbulluar veshje firmë e të tjera sende me vlerë në dhomat e vilës 50 milionë euroshe me vendodhje në Holland Park, në perëndim të Londrës.

I pari që e kuptoi se ishin grabitur ishte Cruz, i cili hyri vonë në shtëpi pas një nate të kaluar jashtë me miqtë. Cruz zbuloi xhamat e thyer të dritares e mungesën e objekteve dhe dëmi thuhet arrin në mijëra euro.

“Daily Mail” raporton se grabitësit kanë hyrë nga një dritare dhe në dhomën e gjumit të David e Victoria-s. Ngjarja ka ndodhur një muaj më parë, por gjithçka u mësua sot.

Një burim i afërt me familjen bëri një deklaratë për britaniken “The Sun”: “Për fat të keq, çifti ra pre e grabitësve shumë profesionistë që vepronin në zonë. Por, për fat të mirë nuk arritën të shkonin në dhoma të tjera”./revistawho.com

 

You may also like