As Basha dhe as Berisha nuk kanë çfarë të ofrojnë më! –


Fatbardh Kadilli, i cili garoi përballë Lulzim Bashës në zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike, e ka quajtur cinike deklaratën e Bashës i cili pas 13 prillit u shtriu dorën e bashkëpunimit.

Ai deklaroi se nuk pret ftesa nga Basha për të qenë kundër kryeministri Edi Rama.

“Nuk ka një shtrirje dore në kuptimin pse përdoret. Se di pse është lexuar si shtrirje dore, ka pasur deklaratë cinike nga ana e Bashës. Nuk pres ftesa për të qenë kundër Ramës. Do jem brenda partisë,  do luftoj Ramën ska nevojë të më ftojë njeri për kete.Unë do bëj çmos që manifesti politik të përthithet nga ço anëtar. Unë e kam prezantuar manifestin. Menaxhon pushtet por nuk ka politikë, aksion pulitik, por vetëm pushtet të kryetarit.  Nëse e duam jetën publike dhe të marrim angazhim duhet një shesh i hapur”, tha Kadilli.

Deklaratat e ish-kryeministri Sali Berisha i cili la të kuptohej se do të rikthehet në PD, Kadilli tha se nuk i beson. Sipas tij as Basha as Berisha nuk kanë çfarë ti ofrojnë më PD.

“Nuk besoj se Berisha do kthehet, Berisha e di vetë që sdo kthehet po të donte kishte qëndruar por dhe ishte kthyer. Berisha është natyre sfidonte dhe sa të jetë do jetë në luftë nuk është njeri që kalon në qetësi dhe në paqë. Kam bindje se nuk ka çfarë ti propozojë më Pd as ai as Basha. Kam respekt për punën që ka bërë më parë”, shtoi ai.

Referuar mënyrës si u zhvilluan zgjedhjet, Kadilli  tha se Basha nuk është perëndimor siç e shet veten por është shumë ballkanik. Ndërkaq theksoi se është i detyruar të bashkëjetojë më këtë njeri.Sipas tij Basha është lider i PD por nuk e udhëheq atë.

“Kur je në një garë ke dalë të fitosh mos u fshih pas pjesës se dikush  tjetër ka avantazhe. Ai nuk rezultoi me një standard që e pres, nuk është perëndimor siç e shet veten është shumë ballkanik. Por jam i detyruar që nesër të bashkëjetoj me këtë njeri. Unë e kam goditur fort Bashën dhe vazhdoj ta godas. Unë nuk hyra të bëhen kryetar por të bëhem lider dhe të udhëheq partinë. Basha është lider por se udhëheq Pd”, shtoi ai.

/a.r

Leave a Reply