Artisti nga Prishtina, Astrit Ismaili prezantohet me fustan pink si “Miss Kosova” në Bienalen e Athinës

by admin
Spread the love

Këto ditë në kryeqytetin grek është duke u zhvilluar Bienalja e Athinës.

Pjesëmarrës në bienale është edhe artisti kontrovers nga Kosova, Astrit Ismaili, i cili ka marrë pjesë në hapje të saj.

Tematika e sivjetme e Bienales së Athinës është “Eklipsi që ëndrron dritën”, me ç’rast Ismaili ka bërë një paraqitje nën petkun e kësaj teme.

Performanca e tij përfshinte muzikë dhe interpretim, ku është prezantuar si “Miss Kosova”, i veshur me një fustan plot shkëlqim.

I njohur për paraqitjet e tij kontroverse, Ismaili u shfaq në këtë bienelane me një fustan të punuar nga dizajneri Valdrin Sahiti.

Vet artisti nga Prishtina publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi dhe video nga shfaqja, duke shtjelluar konceptin e performancës së tij.

“Ishte një nder të hap @athensbiennale 7 si alter-ego ‘Miss Kosova’. Alter-ego është nxjerrë nga performanca MISS e cila ndër të tjera merret me nocionin ‘Creative when Limited’ duke iu referuar figurave fiktive dhe jo fiktive nga e kaluara që duhej të ishin krijuese për të kapërcyer kufizimet gjeo-politike dhe sociale. Të qenit në Televizionin kombëtar grek si ‘Miss Kosova’ në një vend që nuk e njeh Kosovën, në një rajon ku queer janë në rrezik, i shtoi një urgjencë performancës sime që ilustron pse bëj atë që bëj!”, shkruan ai.


You may also like