Artistët sirianë dhurojnë mesazhe sensibilizuese, pikturojnë muret e shkatërruara nga tërmeti

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Artistët sirianë kanë pikturuar muret e shkatërruara nga tërmeti tragjik i 6 shkurtit që preku vendin e tyre dhe Turqinë.

Ata kanë dhënë mesazhe sensibilizuese duke dhe falenderuese për personat të cilët kanë kontribuar në momentet e tyre të vështira.

Me anë të kreativitetit piktorët kanë krijuar një vepër arti në Jandariris, e cila është ndërthurur me shumë ngjyra.

Në qendër të pikturës qëndron një zemër e dëmtuar, ndërsa një dorë po mundohet ta qepë, duke lënë të kuptohet se ende ka shpresë.

Në anën tjetër është pikturuar një vajzë e vogël teksa mban tullumbace shumëngjyrëshe në duar.

Pjesa mbrapa figurave qëndrore është e mbushur me realitetin tragjik që po përballet prej disa ditësh Siria.

Numri i të vdekurve nga tërmeti masiv që goditi Turqinë dhe Sirinë vazhdon të rritet pasi më shumë trupa janë nxjerrë nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.

Deri më tani janë regjistruar mbi 47 mijë viktima, ndërsa ende vijojnë kërkimet për të gjetur trupat nën rrënoja.


Top Channel

You may also like