Artistët e teatrit Moulin Rouge tregojnë mbështetjen për kombëtaren para finales (fotot)

by admin
Spread the love

Kërcimtarë të kabaresë së famshme franceze ‘Moulin Rouge’ publikuan sot një video mbështetëse për skuadrën kombëtare para finales së nesërme kundër Argjentinës.

Në pamje ata improvizojnë një ndeshje futbolli me topin dhe veshjet në ngjyrat e flamurit kombëtar, teksa shprehin besimin në futbollistët e tyre në Katar.

Moulin Rouge është një nga kabaretë më të vjetra të botës në Bulevardin de Clichy, në Paris dhe artistët e tij njihen për pjesët zbavitëse nga epoka e “jetës së bukur” të viteve 1900.

Megjithse teatri është i famshëm për kërcimet e tipit të kurtizanëve franceze, kësaj radhe artistët po japin peshën e tyre në mbështetje të sportit kombëtar.

Sot Moulin Rouge është një nga atraksionet kryesore të kryeqytetit duke pritur vizitorë nga e gjithë bota për muzikën dhe dekorin e fillim shekullit të 20-të.

Koha njihej si “epoka e bukur” e shënuar nga paqja, bollëku e progresi industrial, derisa të gjitha te shaktërrohej me nisjen e Luftës së Parë Botërore në 1914.

 


Kërcimtarë të kabaresë së famshme franceze ‘Moulin Rouge’ publikuan sot një video mbështetëse për skuadrën kombëtare para finales


Top Channel

You may also like