Arteta: Jam i lumtur, shpresoj që Wenger të na vizitojë më shpesh

by admin
Spread the love

Arsenal nuk ndalet. Londinezët triumfuan në derbi përballë West Ham me rezultatin 3-1 dhe për më tepër me përmbysje, duke marshuar drejt titullit dhe për momentin nuk njeh rival.

Pas suksesit, trajneri Mikel Arteta u shpreh shumë i lumtur për rezultatin, mentalitetin e treguar dhe rikthimin në “Emirates” të ish-trajnerit Arsen Wenger.

“Jam shumë i lumtur. Fillimisht me rezultatin e më pas me performancën e lojtarëve. Penalltia ishte pika e kthesës dhe kjo edhe për meritë të tifozëve, pasi ata ishin fantastik, duke i dhënë shumë energji skuadrës. Për mendimin tim ekipi tregoi shumë gjakftohtësi, cilësi dhe ishin shumë të qartë. Jam i lumtur edhe për Wenger. Prezenca e tij ishte shumë domethënëse për të gjithë ne dhe shpresoj të jetë këtu sa më shpesh, pasi është një figurë shumë e rëndësishme për klubi dhe tifozët” – tha Mikel Arteta.

Pas 15 javësh, Arsenal numëron 40 pikë, momentalisht 7 më shumë se vendi i dytë, Newcastle.

Londinezët kanë ndërtuar një rendiment fantastik, pasi në këtë edicion deri më tani janë ndalur vetëm në dy raste, një barazim dhe një humbje, ndërsa ndeshja e radhës do të jetë në transfertën e Brighton, në ditën e fundit të vitit, më 31 dhjetor.


Top Channel

You may also like