Artan Lame dhe Arben Ahmetaj ndajnë legalizimet në Vlorë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ditën e sotme, kreu i kadastrës Artan Lame dhe zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, kanë zhvilluar një takim me disa qytetarë në Vlorë, ku kanë shpërndarë leje legalizimi për 3 pallate.

Gjatë ndarjes së lejeve, nuk kanë munguar edhe batutat, ku Ahmetaj tregoi se me njërin nga personat që ishin përfitues të legalizimit kishte njohje të hershme, për shkak se ai kishte qenë mik i babait të tij.

“Unë dhe Memo kemi histori të veçantë. Jo unë në fakt. Babai im, kanë qenë shokë. Edhe unë sot kam shumë shok djalin e Memos”, tha Ahmetaj.

Në këtë moment ndërhyri Lame, i cili me batutë iu drejtua Ahmetajt duke thënë se kjo paska qenë arsyeja pse ai kërkonte me ngulm përfundimin e këtyre pallateve.

“Tani e mora vesh pse më thojë vazhdimisht çfarë u bë me ato dy pallatet. Se paske pasur mikun brenda”, u shpreh Lame duke shkaktuar të qeshura. “Por Memo që ta dish ti s’ë ka thënë kurrë”,- tha Ahmetaj duke qeshur.

Gjatë takimit, Ahmetaj theksoi se ka nisur një punë shumë e mirë për digjitalizimin e dokumentacionit dhe arkivave, ndërsa nënvizoi se për 16 muaj do të këtë mbaruar digjitalizimi i hartave për bregdetin dhe më pas do të vijojë puna në qytetet e tjera.

“Kemi filluar një punë shumë të mirë të gjithë digjitalizimit të dokumentacionit dhe të gjitha arkivave. Paralel fillon edhe digjitalizimi i hartave. Është hera e parë që bëhet. Është shtysë e vazhdueshme e kryeministrit. Për 16 muaj do kemi mbaruar me pjesën e bregdetit nga veriu në jug dhe pastaj do nisë më qytetet e tjera. Kjo do i japë fund rrëmujës që trashëguam ne. Është duke u bërë revolucion në këtë institucion. Ka shumë për t’u bërë me shërbimin, me cilësinë. Kur morën këtë punë gjetëm 17 mijë legalizime. Sot janë mbi 220 mijë. Janë 220 mijë familjarë që kanë në dorë pronën e tyre ligjërisht që e gëzojnë dhe ta trashëgojnë përjetë”, deklaroi Ahmetaj.

You may also like