Artan Hoxha rrëfen ‘të pathënat’ e arrestimit të tij: Shkova në polici me ‘Audin’ 110 mijë euro të Fevziut, ja çfarë fsheha

by admin
Spread the love

Gazetari i njohur Artan Hoxha një një rrëfim të guximshëm sonte në “Më lër të flas”, kujtoi shoqërimin në Prokurorinë e Durrësit në vitin 2016, direkt pasi ishte i ftuar në emisionin “Opinion”.

Teksa foli pa doreza, gazetari kujtoi sesi u shoqërua me makinën e Blendi Fevziut për të dëshmuar, ku tha se pati mundësinë të fshihte njërin nga celularët, pasi dy të tjerët iu sekuestruan për shumë kohë.

“Prokuroria e Krimeve të Rënda më bëri një favor. Meqenëse makina që kishte ardhur të më merrte nuk i plotësonte standardet e mia si anëtar I komisionit të krimit të organizuar,më lanë të udhëtoja me Audin 110 mijë eurosh të Fevzos. I dha vetë Fevzo makinës. Në sedijen e parë të pasagjerit ishte adashi im Artan Hoxha që ishte kandidat për president. Unë isha mbrapa dhe më lanë kohë të fshihja një nga telefonat, dy i dorëzova”– tha Artan Hoxha në “Më lër të flas”.

Asokohe, Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkoi Artan Hoxhës që të paraqitej pas një deklaratë në emision në lidhje me rrëzimin në grykëderdhjen e lumit Ishëm të avionit me drejtues një pilot Italian Guido Andrea Guidi.

You may also like