Artan Hoxha nxjerr foton: Më ndihmoni dot, e kujt është kjo ‘bisha’? (FOTO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Prej tre ditësh shqiptarët janë në ankth. Nuk dihet se cili do të jetë dokumenti pasues që do dalë nga dita në ditë. Herën e parë opinioni publik u trondit nga një dokument që u bë viral në Whatsapp-in e kujtdo brenda një kohe shumë të shkurtër.

“Rrogat – Janar 2021” ishte dokumenti në Excel që brenda pak minutash nxorri zbuluar pagat e 637 mijë shqiptarëve.

Por rrjedhja e informacioneve nuk u ndal me kaq, të nesërmen doli dokumenti “Rrogat – Prill 2021”. Dhe sot u bë publik Excel-i me të gjithë targat e makinave, poseduesit dhe ngjyrën e automjetit. Lidhur me këtë skandal ka reaguar dhe gazetari investigativ Artan Hoxha.

Postimi i Hoxhës:

“Meqe doli sot kjo lista e targave, me ndihmoni dot e kujt eshte kjo bisha AB 007… e parkuar te oborri bashkise se Tiranes???!!!

Jo për gje, por kam nja 4-5 jave, qe shikoj të qarkulloj me te, dike qe shfaqet shpesh ne media, i fotografuar “pa mendje” duke udhetuar me biçiklete neper qytet…

Epo jemi ne kohe festash, ne kohe dhuratash!!!

Super makine eshte jo shaka!!!

Ka punuar tjetri për kete dite.”-shprehet Hoxha.

You may also like