Artan Grubi për Alternativën: Nuk braktiset procesi proeuropian për një drejtori apo ministri

by admin
Spread the love

Artan Grubi nuk mendon se për të hyrë një parti tjetër në qeveri duhet të dalë dikush prej brenda. Sipas tij, me rëndësi është krijimi i një fronti të madh politik proevropian që t’u bëjë ballë forcave anti-europiane. Pikërisht kjo, thotë Grubi, ishte edhe arsyeja e kyçjes së Alternativës në qeveri. Grubi nuk mendon se Alternativa do ta braktiste qeverinë dhe me këtë, sipas tij, procesin proeuropian, për ndonjë post më shumë apo më pak.

“Si mund ta braktisë procesin në gjysmë vetëm për një apo për dy arsye?…Qytetarët e shohin dhe e vlerësojnë se për një ministri apo për një drejtori ne e kemi rrënuar një proces kaq të rëndësishëm si intergimi i vendit në BE”, tha mes tjerash Artan Grubi./KlanMacedonia

You may also like