Artan Grubi në fushatë me atlete të personalizuara prej 420 euro (FOTO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Partitë politike në vend ka disa ditë që kanë nisur fushatën zgjedhore, por ajo që bie në sy nga tubimet partiake të BDI-së, të zhvilluara nëpër qytetet e Maqedonisë, janë atletet e bardha super luksoze dhe të personalizuara me logon dhe sloganin partiak të zëvendës kryeministrit Artan Grubi, shkruan InfoShqip.

Atletet janë nga marka Alexander McQueen dhe kushtojnë 420 euro, në to është stampuar slogani i BDi-së për këto zgjedhje “Zgjidh jetë, voto blertë” si dhe numri ‘3’.

Atletet e tij janë lehtësisht të dallueshme pasi marka Alexander McQueen njihet nga të gjithë por për shumicën e qytetarëve blerja e këtyre atleve është e paaritshme pasi çmimi i tyre kalon shifrën e një rroge mesatare në Maqedoni./InfoShqip.com

You may also like