Artan Fuga tregon lëvizjen që duhet të bëjë në vijim Lulzim Basha

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Profesori dhe Akademiku Artan Fuga ka komentuar protestën e 8 janarit në selinë e PD-së dhe krizën ku është përfshirë vetë kjo parti. Fuga ka shprehur bindjen se shumicën e ka ish-kryeministri Sali Berisha në atë pjesë të militantëve që shprehen.

Komenti i Fugës:

“Në bindjen time mendoj që aktualisht zoti Berisha, në atë pjesë të militantëve që shprehen unë mendoj se ka pasur shumicën. Me lëvizjen që ndërmori ka pasur një mbështetje masive.

Nëse zoti Basha do kishte këtë mbështetje masive do e kishte kaluar në forumet e partisë vendimin e 9 shtatorit. Zoti Basha ka një shumicë në kryesi dhe Këshillin Kombëtar por përtej këtyre dy forumeve ai nuk del të ballafaqohet me militantin dhe unë dyshoj se ai me të dhënat e veta, ndihet inferior në raport me numrat.

Nëse zoti Lulzim Basha e konsideron veten si kryetar i PD-së ai duhet ti dali për zot partisë dhe për zot i dilet jo vetëm pjesës që e mbështet por edhe atyre që nuk e mbështesin. I pari që duhet të kërkojë që ato pjesëmarrje në Kuvendin e 11 dhjetorit, ti shikojë mirë dhe të bëjë një audit të tyre pasi janë njerëz brenda PD-së.

Legjitimiteti është akoma i dyshimtë pasi nuk kemi një verifikim. Përsa i përket votëbesimit nga ana e zotit Basha, absolutisht që nuk është e përcaktuar se pas çdo problemi duhet të votëbesohet por në këtë rast konkret votëbesimi do ishte lëvizja e duhur për të mbajtur të bashkuar partinë”, u shpreh Fuga.

You may also like