Artan Fuga: Kjo lëvizje do të sjellë tronditje brenda PD dhe jo vetëm

by admin
Spread the love

Akademiku Artan Fuga, analizoi lëvizjen e ish-kryeministrit Sali Berisha për të nisur një tur foltoresh në të gjitha rrethet e vendit.

Akademiku thekson se Sali Berisha veproi në momentin kur u vendos në një situatë ku i duhej të mbijetonte në politikë. Ai thotë se lëvizja do të sjellë një tronditje brenda PD-së dhe jo vetëm.

“Problemi është këtu që dihet se jeta në partitë shqiptare është aspak demokratike. Ato në fund të fundit janë struktura që përbëhen nga një lider, një grup i ngushtë ndihmësish, një grup parlamentar që përgjegjësisht është i bindur, i rreshtuar se rregullat e partive janë të tilla dhe një masë militantësh. Po të shohim ne të gjitha këto gjëra që na ndodhin, për korrupsionin, drogën, për njërën dhe për tjetrën, do të shohim që brenda partive nuk ka zëra që ndërmarrin reformim. Unë kam thënë gjithmonë që në kushtet që jemi vetëm një krizë e madhe, e ardhur nga rrethana të jashtme mund të shkundë sistemin. Nuk e diskutoj fare që zoti Berisha të mos kishte problemin e vet, nuk do e ndërmerrte këtë lëvizje, kjo dihet. Në momentin kur ai u vendos në një situatë që ose do të mbijetonte në politikë dhe pak më gjerë se politika, ose do të ndërmerrte një veprim, ai zgjedh të marrë një veprim. Nëse unë do të isha në PD, deputet, do e shikoja ndryshe, por unë e shoh si studiues dhe kjo do të sjellë një tronditje brenda Partisë Demokratike, por jo vetëm. Duhet të shikojmë qartë atë që po ndodh dhe të mos shohim atë që ndodh me paragjykime të politizuara”, tha akademiku në News24.

You may also like