Arsyeja më e madhe që jam futur në BBV është që t’ju kërkoj ndjesë atyre

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Dea Mishel është një nga banoret që ka surprizuar me sjelljen dhe qëndrimin e saj kaq gjatë në shtëpinë e Big Brother VIP. Këtë të hënë, ajo ka folur me disa prej banorëve për një çështje mjaft delikate, e cila e vuri Dean për disa javë me radhë në qendër të mediave rozë.

Bëhet fjalë për videon që Dea publikoi pak kohë më parë në rrjetet e saj sociale ndërsa kërkonte të mësonte se si mund ta vizatonin shtëpinë fëmijët jetimë. Një video ku Dea u përball me një lumë sharjesh, ofendimesh dhe kërcënimesh. Në një bisedë me banorët e shtëpisë së Big Brother VIP, ajo ka kërkuar sërish falje publike për të gjithë këtë kategori njerëzish.

“Kam folur për fëmijët që janë rritur pa prindër. Ndonjëherë kur kam një mërzi apo stres, më kap një ngërç emocional që nga serioziteti unë i kthej gjërat me të qeshur dhe është dukur sikur unë jam tallur me fëmijët që jaë rritur pa prindër. Portalet e kanë prerë dhe është përfolur për një kohë shumë të gjatë. Unë e kam vuajtur shumë sepse nuk dua të vras dikë me fjalët e mia.

Unë kam kërkuar falje por e kam ndjerë që nuk është pranuar nga këta njerëz madje dhe më janë kthyer shumë më keq. Ndjej shumë përgjegjësi për fjalët që kam thënë. Kam shkuar në shumë struktura shtretërore për të bërë një veprim si shenjë falje por nuk i kanë gjetur dyert e hapura.

Arsyeja më e madhe që jam futur në Big Brother VIP është që t’ju kërkoj ndjesë gjithë njerëzve dhe të bëj diçka për rastin e tyre. Shpresoj shumë që të më pranohet kjo kërkesë falje.”- tha Dea Mishel.

You may also like