Arsovska ndron qëndrimin: Qyteti i Shkupit do të stoliset për festat e fundvitit

by admin
Spread the love

Me 10 dhjetor do të nis zbukurimi i kryeqytetit me rastin e festave të fundvitit, njoftoi kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, përcjell TV21. Arsovska tha se marrë parasysh krizën energjetike dhe ekonomike. Qyteti i Shkupit nuk do të paguaj nga buxheti për zbukurimet, por që punimet do të financohet përmes sponsorëve.

“Tani është koha kur gjërat duhet të ndryshojnë, kur duhet të tregojmë se së bashku mund të bëjmë më shumë për qytetin tonë. Thirrjes time iu përgjigjën kompanitë që kanë treguar përgjegjësi shoqërore dhe njëra prej tyre tha se do ta dekoroj qytetin e Shkupit për Vitin e Ri pa implikime financiare për qytetin”, deklaroi kryetarja Arsovska.

You may also like