Arsovska: Mickoski po të kishte luftuar me pushtetin si me mua, do ta shpëtonte Maqedoninë

by admin
Spread the love

Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, sot në Këshillin e Qytetit të Shkupit ka vazhduar akuzat e ashpra ndaj liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Ajo tha Mickoskit të mos fshihet, të dalë dhe të përballet me të.

“Ka kush të përgjigjet për atë tender të kontestuar në Ujësjellës, dhe këto përgjigje do të vijnë me kohë. Unë do të vazhdoj në rrugën e drejtësisë si kryetarja më i mirë e komunës, por Mickoski nuk do të largohet kurrë nga matrica e tenderit.

Mund të përdredhësh sa të duash fjali, unë e di çfarë kam thënë. Mickoski mos të fshihet, po të kishte luftuar me pushtetin me dokumentet e kontestuara siç luftoi me mua, do ta kishte shpëtuar Maqedoninë”, tha Arsovska.

You may also like