Arsovska: Me asnjë kusht Qyteti i Shkupit nuk do ta ndërpresë ndriçimin publik

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Rrugët dhe bulevardet që janë nën kompetencë të Qytetit të Shkupit nuk do të ç’kyçen nga ndriçimi publik.
“Sa i përket ndriçimit publik, mund të them se Qyteti i Shkupit prej fillimit kur u paralajmërua kriza energjetike ka vepruar në drejtim të uljes së intensitetit të ndriçimit publik në rrugët dhe bulevardet që janë në kompetencë të Qytetit të Shkupit. Me asnjë kusht, Qyteti i Shkupit nuk do ta ndërpres ndriçimin public në rrugët dhe bulevardet që janë nën kompetencë të saj, fillimisht përshkak se duhet të ketë prioritet siguria dhe mbrojtja e qytetarëve”, ka deklaruar Danella Arsovska, njofton SHENJA.


You may also like