Arsovska: I larguam nga Higjiena Komunale pasi nuk vinin në punë, reagojnë ish punëtorët

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska, sot para gazetarëve është prononcuar  për   33 personat të cilët u është ndërprerë kontrata e punës në Higjienën Komunale. Ajo tha se një vendim i tillë nga ana e Higjienës Komunale është marrë  për shkak se shumica prej tyre as që kanë shkuar në punë dhe vetëm kanë marrë rroga.

DANELLA ARSOVSKA, KRYETARE E QYTETIT TË SHKUPIT

“Nuk bëhet fjalë për etnikum për shkak se atje ka persona nga të gjitha etnitë, por bëhet fjalë për persona të cilët nuk kanë ardhur dhe nuk kanë kryer obligimet e tyre dhe pjesa më e madhe as nuk janë paraqitur në punë. Nëse dikush mendon se këta persona duhet përkrahur që të mos shkojnë në punë të mos kryejnë detyrat e tyre, të sillen në mënyrë se si janë sjellur deri tani, këtë duhet ta thotë me zë. Ne mandatin tonë e kemi marrë që qytetarëve tu ofrohen shërbimet më të mira dhe gjatë kësaj të mos ketë shpenzime joproduktive nga persona që nuk e kryejnë detyrën e vet”.

Ndërkaq, pas deklaratës së Danella Arsovskës, kanë reaguar 33 punëtorët e larguar  nga puna, ata deklarojnë se janë larguar nga puna për pazare politike, ndërkaq mohojnë deklaratat e Arsovkës se të njëjtit nuk kanë qenë të rregullt në vendin e punës dhe se nuk kanë kryer detyrimet.

PUNËTORËT E LARGUAR NGA HIGJIENA KOMUNALE

“Duam të njoftojmë opinionin e gjerë se largimi jonë është bërë thjesht për pazare politike, dhe jo për shkak të parregullsisë tonë në punë, e aq më pak për shkak se jemi të panevojshëm. Rregullsia jonë mund të vërtetohet lehtë nëpërmjet kamerave të sigurisë dhe nënshkrimeve nëpër listat evidentuese të punëtorëve, sa i përket sistemit elektronik qëllimisht nuk u jepen të gjithëve kartelat e nevojshme pikërisht për manipulime të këtilla! Të gjitha vendet e punës nga largimi jonë do të mbushen me militant partiak, sepse ky edhe ishte qëllimi”.

Në reagimin e përbashkët të 33 punonjësve,  tashmë të larguar, më tej thuhet se arsyetimi për mos vazhdimin e kontratave të punës për ta  është edhe më indinjues, ofendues, nënçmues dhe diskriminues , se sa vet fakti i mosvazhdimit të kontratave.

Samir Mustafa /SHENJA/ 

 

You may also like