Arsovska do të kërkojë shpjegim nga MPB-ja për kaosin e sotëm në trafik

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, me anë të një statusi në rrjetin social facebook, ka reaguar me rastin e bllokimit të komunikacionit të sotëm në Shkup.

Ja postimi i plotë i Arsovskës në facebook:

“Të fiken semaforët pa paralajmërim për orë të tëra për të bërë kaos në trafik është jashtëzakonisht joserioze. Komunikacioni është i njëjtë si ditët e tjera dhe nuk ka bazë për të shpjeguar se reshjet e shiut janë arsyeja e fotografisë së sotme në rrugët e Shkupit, ku qytetarët me orë të tëra udhëtuan për në shtëpitë e tyre. Qyteti i Shkupit do të kërkojë shpjegim nga MPB-ja për arsyen e kaosit të sotëm në trafik”. /SHENJA/


You may also like