Arsimtarët prej këtij muaji rroga 15% më të larta, ja sa do rriten në denarë

by admin
Spread the love

Prej këtij muaji, të punësuarit në shkollat fillore dhe të mesme do të marrin paga më të larta për 15%. Kështu, për shembull, nëse paga e mësuesit deri më tani ka qenë rreth 26.000 denarë, me llogaritjen e re, e njëjta do të jetë rreth 30.000 denarë. Pagën e shtatorit me rritje, të punësuarit duhet ta marrin këto ditë, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.

Përfaqësuesi i Sindikatës për Arsim Shkencë dhe Kulturë (SASHK) për Meta.mk, thotë se do të rriten edhe zërat për punë, por edhe për udhëheqje kujdestarie.

“Nëse janë real mësuesit, do të duhej të thonë se janë të kënaqur me këtë që e kemi arritur, pa dallim të inflacionit dhe të asaj që sa kohë kemi pritur. Rritje të këtillë prej 15%, deri më tani në shtet asnjëherë nuk ka ndodhur”, thotë Nedellkov.

Përveç rritjes së pagave, të punësuarit në arsim do të marrin edhe një rritje tjetër. Rritje prej 3 deri në 4% pritet të ketë me pagën e janarit.

“Ajo është rritje për edhe rreth 1.000 denarë shtesë”, thotë Nedellkov.

Rritje të pagave për 15% dhe rritje e vazhdueshme në çdo rritje të pagës minimale do të kenë edhe të punësuarit në çerdhe. Kjo është pjesë e marrëveshjes kolektive që e nënshkroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), Jovana Trençevska dhe Nedellkov./Meta.mk

You may also like