Arsenali zhgënjeu ndaj Fulhemit, Arteta: Kjo ishte një ditë e dhimbshme dhe e trishtuar, nuk duhet të ndodhë kurrë më

by admin
Spread the love

 “Topçinjtë” ka zhgënjyer në ndeshjen e ditës së fundit të vitit 2023, teksa janë mundur nga Fulhem me shifrat 2-1. Edhe pse kaluan të parët në avantazh që në minutën e 5-të më anë të Saka, pretendentët për titull më pas nuk ia dolën të shmangnin golat e vendasve me Gimenez dhe De Kordova-Rid, të cilët përmbysën shifrat duke i dhuruar Fulhemit suksesin 2-1.

“Kjo ishte një ditë e dhimbshme dhe e trishtuar. Ne patëm një shans për të qenë të parët në renditje pas 20 javësh dhe luajtëm ndeshjen më të keqe të sezonit. Kundër Fulhem humbëm një ndeshje që nuk e meritonim ta humbnim, por nuk merituam asgjë kundër Fulhemit.

Kjo nuk duhet të ndodhë më kurrë, sepse në këtë mënyrë nuk do të jemi aty ku duam të jemi në fund të sezonit. Ky mund të ishte një fund shumë i bukur i vitit. Të gjithë së bashku duhet të shihemi në pasqyrë sepse luajtëm tmerrësisht”, tha Arteta pas ndeshjes.

Kjo ishte humbja e dytë radhazi e Arsenalit. Liverpul dhe Aston Villa kryesojnë me 42 pikë, ndonëse Aston Villa ka një ndeshje më shumë, ndërsa skuadra e Klopit luan sonte ndaj Njukasëllit dhe mund ta thellojë kryesimin me londinezët.

Me këto dy humbje, Arsenali ra në vendin e katërt, ku u kap nga Mançester Siti me 40 pikë, por skuadra e Guardiolës ka edhe një ndeshje më pak,  kundër Aston Vilës.

PANORAMASPORT.AL

You may also like