Arsenali konsolidohet në vendin e katërt, Saka mjafton kundër Aston Villas

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Arsenali ka arritur një fitore të vuajtur, por me shumë vlera në transfertë kundër Aston Villas. Ekipi i Artetas u rikthye te fitorja, pasi fitoi me rezultatin minimal 1-0.

Ndeshja nisi vrullshëm më Arsenalin që u përpoq të dominonte takimin që në minutat e para. Megjithatë, goli i avantazhit erdhi në minutën e 30. Isha Saka ai që zhbllokoi shifrat, ndërsa shënoi edhe golin numër 2000 në historinë e Arsenalit.

Edhe pas golit të shënuar, Arsenali vazhdoi të qëndronte në sulm duke kërkuar edhe golin që do t’i jepte qetësinë. Megjithatë, në asnjë rast miqtë nuk arritën dot të dyfishonin shifrat.

Nga ana tjetër, një ndeshje e dobët kjo nga Aston Villa që nuk prodhoi raste shumë të rrezikshme. Kështu, Arsenal konsolidohet në vendin e katërt në kuotën e 54 pikëve, ndërsa Aston Villa qëndron në vendin e nëntë me 36 pikë. /oversport.tv

PREMIER LEAGUE – Java 30
Aston Villa-Arsenal 0-1
Shënues:
Saka 30’

Foto: Arsenal, Twitter

You may also like