Arsenal, “poker” me Chelsea/ Topçinjtë shkatërrojnë blutë me rezultatin 4-0

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Arsenal i jep leksion të mirë futbolli Chelsea-t në një ndeshje miqësore të zhvilluar në kuadër të një turi në SHBA. Topçinjtë e Mikel Artetës fituan derbin londinez të verës me Blutë me rezultatin 4-0, në një ndeshje që nuk pati histori me Arsenalin që e dominoi totalisht këtë 90 minutësh nga fillimi deri në fund.

Arsenali priti vetëm 15 minuta lojë për të marrë avantazhin me Gabriel Jesus që po gëzon një formë të shkëlqyer. Pak më vonë shkroi emri në listën e golashënuesve të kësaj ndeshjeje edhe Martin Odegaard  i cili e çoi në 2-0 rezultatin e sfidës. pas pushimit të ndeshjes, Arsenali nuk e uli ritmin e lojës dhe gjeti edhe golin e tretë me Saka, ndërkohë që në fushë zbritën edhe Zinchenko e Koulibaly. në fundin e sfidës, Arsenali realizoi pokerin e golave me Lokongën për të fiksuar rezultatin 4-0.

Me këtë fitore skuadra e Artetës tregoi se është gati të nisë luftën për një vend mes 4 më të mirave të Premier League Angleze

Barcelona fiton El Clasicon e verës me realin e Madridit. Në ndeshjen e zhvilluar në Las Vegas, skuadra katalanase iu imponua kampionëve të Spanjës me rezultatin 1-0 në një ndeshje ku Barcelona u duk më superiore dhe ku bëri debutimin  e tij me fanelën blaugrana edhe Robert leëandoëksi, ndërkohë që në krahun tjetër u pa në fushën e lojës edhe Antonio Rudiger.

Fati i ndeshjes u vendos në minutën e 27 me protagonist Raphinan që shënoi edhe në ndeshjen ndaj inter Miamit, me brazilianin që me një gjuajtje spektakolare jashtë zone mposhti portierin Courtois. Për Realin e madridit momenti më i mirë për të shënuar ishte ai i pjesës së parë kur Los Blancos goditën shtyllën.

Barcelona pati edhe raste të tjera shënimi me ansu Fatin apo Dembele, por në fund rezultati mbeti 1-0, që gjithsesi e kënaq trajnerin e barcelonës Xavi hernandez

Erling haaland bën debutim perfekt me manchester City duke  i dhënë fitoren skuadrës kampione të Anglisë në miqësoren e luksit ndaj Bayernit të Mynihut me rezultatin e mngushtë 1-0 me golin e shënuar prej tij. Në ndeshjen e zhvilluar në Green Bay, Manchester City u pa në një gjendje më të mirë fizike dhe teknike në krahasim me kampionët e Gjermanisë.

Momenti që vendosi fatin e kësaj ndeshjeje ishte pikërisht minuta e 12 kur Haaland ndëshkoi bavarezët pas një aksioni ku morën pjesë edhe De Bruyne dhe Grealisht me anglezin që ishte në gjendje që në vijën fundore të gjente pasimin e saktë për Haaland që nuk gaboi nga shumë pranë portës.

Në këtë ndeshje për Manchester City spikati edhe mahrez, ndërkohë që sinjale pozitive dha edhe blerja tjetër e citizens, Julian alvarez, i cili bëri debutimin e tij me kampionët e Anglisë ashtu sikurse edhe Erling Haaland.


Top Channel

You may also like