Arsenal merr një fitore ‘jetike’ kundër Aston Villas – përforcohet vendi i katërtë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ka përfunduar ndeshja e vetme e programit të sotëm të Premier Ligës angleze mes Aston Villas dhe Arsenalit, ku ky i fundit ka arritur të sigurojë pikët e plota në “Villa Park”.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, skuadra e Arsenalit ka siguruar fitore me rezultat minimal 1:0 kundër Aston Villas.

Golin e vetëm të ndeshjes, dhe të tre pikëve për Arsenalin e shënoi ylli anglez Bukayo Saka në minutën e 30’.

Me pikët e reja, skuadra e Arsenalit zë vendin e katërt në tabelë me gjithsej 54 pikë, krahas kundërshtarit të sotëm Aston Villas, që renditet në vendin e nëntë me 36 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes është 1:0 në favor të Arsenalit.

You may also like