Arrivabene: Vlahovic nuk diskutohet, mos prisni goditje në merkato

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Vlahovic është një lojtar që nuk diskutohet. Mbaj mend që edhe Ibrahimovic kritikohej gjatë vitit të tij të parë te Juventusi dhe më pas shpërtheu. Duhet ti japim besim lojtarit dhe ta lëmë që të rritet në qetësi.

Kur luan në një skuadër të madhe duhet kohë për tu përshtatur, për të treguar më pas se sa vlen”, ka thënë administratori i deleguar i Juventusit, Maurizio Arrivabene.

Pas pak javësh fillon merkatoja, por drejtuesi i Juves njofton tifozët se këtë verë nuk do të ketë blerje të mëdha: “Do të jetë një merkato e veçantë. Nuk besoj se do të ketë goditje të bujshme, sepse jemi në prag të Kupës së Botës. Me shumë mundësi do të jetë më e rëndësishme merkato e janarit.

Në çdo rast nuk do të bëjmë goditje të mëdha. Synojmë që të bëjmë investime të qëndrueshme për të përforcuar skuadrën”, ka thënë Arrivabene. / Oversport.tv

You may also like