Arrivabene pranon ndarjen me De Ligt: Vështirë të mbash një lojtar që do të largohet

by admin
Spread the love

“Sot është e pamundur që të mbash në skuadër një lojtar që kërkon të largohet. Por është gjithmonë një çështje shifrash, nuk është se kur dikush do që të iki dhe ti i përgjigjesh: të lutem vazhdo”, ka thënë CEO i Juventusit, Maurizio Arrivabene në lidhje me të ardhmen e Matthijs de Ligt në një intervistë të gjatë për “Tuttosport”.

Mbrojtësi holandez ka shfaqur dëshirën për të provuar një eksperiencë të re larg Torinos dhe Chelsea është skuadra që ka shfaqur më shumë interes për lojtarin.

“Flasim sërish për lojtarë që ndjekin këshillat e agjentëve apo kolegëve dhe jo të klubit. Është e vështirë të mbash me zor një futbollist, por nga tavolina e bisedimeve duhet të ngrihen të gjitha palët të kënaqura. Dhe vlen gjithmonë shprehja: kush ka paratë ka fituar”, ka thënë Arrivabene. / Oversport.tv

You may also like