Arrivabene: Do të ishte një çmenduri ndryshimi i trajnerit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Maurizio Arrivabene, CEO i Juventusit ka folur për pozicionin e Massimiliano Allegrit para ndeshjes me Monzan.

“Të ndryshojmë tani drejtim teknik të skuadrës do të ishte një çmenduri. Sot për sot problemet duhen parë në tërësi. Kemi dalë nga disa vite të vështira, që kanë rënduar, jo vetëm në futboll. Të bësh gjyqe popullore nuk ndihmon një klub si Juventusi.

Max nuk ka vetëm një kontratë, por një program për ta zhvilluar në 4 vite. Ashtu siç kam edhe unë një program. Nëse duhet të gjendet një fajtor, atëherë ai jam unë. Sepse administratori i deleguar është në krye të klubit dhe më takon mua e gjithë përgjegjësia.

Duhet përulësi, qartësi dhe vendosmëri. Kemi probleme, por nuk zgjidhen duke akuzuar vetëm një person. Duhet të punojmë së bashku dhe të shohim përpara”, ka thënë Arrivabene. / Oversport.tv

Foto: Juventus Facebook

You may also like