Arritëm një lloj marrëveshjeje – Shqip

by admin
Spread the love

“Arritëm një lloj marrëveshjeje”, tha Vuçiq pas takimit që zgjati gati 12 orë në Ohër, me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, ku të pranishëm ishin përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Vuçiq tha se ishte ndarë i kënaqur nga ky takim. Ai u shpreh se ka njëlloj marrëveshje mes palëve, por duhen biseduar edhe më tej disa pika. “Patëm një bisedë të qetë, konstruktive, tha Vuçiq mes të tjerash”.

“Ka disa pika për të cilat kemi rënë dakord, do të jenë pjesë e kornizës së negociatave për të dyja palët, si për Beogradin, ashtu edhe për Prishtinën. Këshilli Evropian do të marrë një vendim që kjo të bëhet pjesë e vendimit të negociuar”, tha presidenti serb.

“Ka shumë gjëra për të cilat nuk jemi pajtuar, sepse është puna jonë që të trajtojmë shumë mospajtime, që të gjejmë një rrugë, për një të ardhme më të mirë për popullin serb dhe atë shqiptar“, shtoi Vuçiq.

I pyetur nëse është nënshkruar diçka gjatë ditës së sotme, Vuçiq tha: “Kurti ka kërkuar gjithë ditën që të nënshkruajmë”. /tvklan.al

You may also like