Arrestohet personi nga Reçica e Vogël, i cili vendosi flamurin shqiptar në manastir në Kodrën e Diellit

by admin
Spread the love

Nëpunës policorë të SPB Tetovë gjatë mbrëmjes së kaluar rreth orës 23:30 minuta, pas ndërmarrjes së masave operative, e ka identifikuar dhe e kanë privuar nga liria 33 vjeçarin J.A. nga Reçica e Vogël-Tetovë.

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme, ai dyshohet se nga shtiza e manastirit “Shën Naumi” në Kodrën e Diellit, derisa në objektin fetar nuk kishte njeri, ka larguar flamurin e Kishës Ortodokse Maqedonase dhe e ka vendosur flamurin e Republikës së Shqipërisë.

“Pas dokumentimit të rastit, ndaj J.A., i cili ndodhej me një person tjetër në momentin e uljes së flamurit të kishës, do të vijojë një dorëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Ndërkaq sot Stojançe Angellov njoftoi se është larguar flamuri shqiptar i cili u vendos mbrëmë, dhe se flamuri i Kishës Ortodokse do të kthehet në vend.

MARKETING



You may also like