Arrestohet për dhunë në familje fotografi i Konjufcës, Gerolld Nikoliqi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gerolld Nikoliqi, fotografi i kryetari të Kuvendit, Glauk Konjufca, është arrestuar nën dyshimin për “dhunë në familje”.

Nikoliqi, i cili ishte i angazhuar si fotograf edhe në Lëvizjen Vetëvendosje, është arrestuar pasi sipas policisë, në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij në Gjakovë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë të datës 22 dhjetor, transmeton Klankosova.tv.

Se bëhet fjalë për fotografin e Konjufcës, e ka konfirmuar edhe shefi i Stafit të Kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Ilir Kërçeli, i cili shkurtimisht tha për Klanin: “Po”.

 

You may also like