Arrestohet një person pasi shpërndau pornografi të abuzimit seksual me fëmijë

by admin
Spread the love

Policia e Kosovës përmes raportit të saj 24 orësh ka raportuar se kanë identifikuar dhe kanë arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale ka shpërndarë video materiale me përmbajtje të abuzimit seksual të fëmijëve.

“Gllogoc (NN) 29.03.2022 – 11:45. Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili përmes rrjeteve sociale ka shpërndarë video materiale, me përmbajtje të abuzimit seksual të fëmijëve”, njoftohet në raport.

Tutje në raport bëhet e ditur se i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, përfundohet në raport.

Lexoni raportin e plotë:

KEQPËRDORIM I FËMIJËVE NË PORNOGRAFI

Gllogoc (NN) 29.03.2022 – 11:45Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili përmes rrjeteve sociale ka shpërndarë video materiale, me përmbajtje të abuzimit seksual të fëmijëve.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. 

You may also like