Arrestohet një person në Tetovë, zbardhen tre vepra penale që i ka kryer

by admin
Spread the love




MPB informon se dje (10.04.2023) rreth orës 16:15 në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB Tetovë e kanë arrestuar 27-vjeçarit E.I nga Tetova.

Ai dyshohet se më 10.09.2023 ka kryer dy grabitje dhe një tentim grabitje në kazino në Tetovë.

“Duke kërcënuar punonjësit me një send të mprehtë dhe të fortë, ai ka marrë një sasi të caktuar parash. Me parashtresë përkatëse që do të mbulojë tri veprat penale të kryera, sot (11.04.2023), në koordinim me Prokurorin Publik do të paraqitet para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Tetovës”, thuhet në njoftim.


You may also like