Arrestohet nipi i Ali Ahmetit, pronari i “Soravia” – VIDEO

by admin
Spread the love

Është ndaluar nga policia Drin Ahmeti, nipi i Ali Ahmetit, mëson portali “Skopje1”. Ai ndodhet në stacionin policor “Beko” në Shkup. Sipas informacioneve fillestare jozyrtare të portalit “skopje1” Ahmeti është kapur me një sasi të madhe të mjeteve piroteknike.

“Shkupi1” e ka filmuar veturën para stacionit policor në Qendër. Ka pasur edhe kontrolle dhe Ahmeti është kthyer në stacion. Ai drejton një makinë të tipit “Land Rover Jeep” me targa të Shqipërisë.

Ai është ndaluar nga ekipi i policisë “Tigrat”. Ata e pyetën dhe kontrolluan makinën e tij. Ai kishte me vete mjete piroteknike.

Ndryshe, Drini, nipi i Ali Ahmetit, është edhe pronari i qendrës tregtare “Soravia”.

You may also like