Arrestohet Don Xhoni – Shqip

by admin
Spread the love

Reperi Xhonatan Isufi, i njohur si Don Xhoni ditën e sotme është arrestuar në Prishtinë.Reperit kosovar, pas një kontrolle nga policia, i kanë gjetur një armë e tipit “Zastava” dhe 6 fishekë.

Rastin për Gazetën e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, ku i njëjti ka bërë të ditur se reperoi është shoqëruar në stacion policor.

“Sot rreth orës 15:15, në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë, pas një kontrolli të detajuar të ushtruar ndaj një personi, policia ka arritur të gjejë dhe sekuestroj: Një revole të tipit Zastava, kalibër 7.65 mm, si dhe, gjashtë copë fishek, kalibër 7.65 mm”, tha Borovci.

Don Xhoni është shoqëruar në stacion policor për të vazhduar tutje me procedurat tjera.

“Xh. I, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor, për tu proceduar më tej, konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit”, shtoi zëdhënësi i policisë./Botapress.info/

Lexo lajme interesante

You may also like