Arrestohet 57 vjeçari nga Kopanica, i gjendet armë me origjinë nga një grabitje ku kishte edhe të vdekur

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dje është  arrestuar një 57-vjeçar nga Kopanica e Shkupit pasi tek i njëjti është gjetur një armë që ka lidhje me një krim të kryer nga një person tjetër në Strumicë.

 “Është privuar nga liria I.B.(57) nga fshati Kopanicë, Shkup. Gjegjësisht, pas urdhëresës së pranuar paraprakisht për bastisje nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup, zyrtarët policorë kanë bastisur shtëpinë e I.B., me ç’rast kanë gjetur një pistoletë tip “Staer” me dy karikatorë dhe 61 fishekë të kalibrit 9 mm. Nga hetimi i kryer, u konstatua se arma e kishte origjinën nga një vjedhje e kryer më 20 janar 2023 në shtëpinë e M.B. në Strumicë nga i afërmi i saj P.I.(25) nga Strumica, e cila më 23.01.2023 është privuar nga liria për shkak të vrasjes së saj dhe tashmë është në paraburgim prej 30 ditësh”, thuhet në njoftimin e MPB-së.


You may also like