Arrestohet 35 vjeçari në Bit Pazar, i sekuestrohen 2.619 mjete piroteknike

by admin
Spread the love

Në Bit Pazar të Shkupit është arrestuar një 35-vjeçar pasi i njëjti është kapur duke shitur mjete piroteknike në mënyrë të paligjshme.
Policia njofton se nga i njëjti janë sekuestruar 2619 mjete të ndryshme piroteknike.
“Sot (24.12.2023) në territorin e Bit Pazarit në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB-Shkupi kanë privuar nga liria V.V. (35) nga Shkupi, i cili u gjet duke shitur lëndë të ndryshme piroteknike në një tezgë të improvizuar. Në total janë sekuestruar 2619 mjete të ndryshme piroteknike. Pas dokumentimit të rastit, kundër V.V. do të bëhet kallëzim penal përkatës”, thonë nga MPB.

MARKETING



You may also like