Arrestohet 26 vjeçari nga Gostivari, akuzohet për vjedhje

by admin
Spread the love




Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, njofton se gjatë ditës së djeshme pjesëtarët e policisë kanë privuar nga liria 26 vjeçarin Z.S. nga Gostivari, i cili dyshohet për vjedhje në një objekt të një Qendre Tregtare.
“Pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (06-nëntor) rreth orës 17:00 në rrugën “Mara Ugrinova” në Gostivar kanë privuar nga liria 26 vjeçarin Z.S. nga Gostivari, nën dyshimin se ka kryer vjedhje të rëndë në objektin e një qendre tregtare në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, dhe në të njëjtën kohë ka marrë disa produkte të ndryshme. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatitet parashtresë përkatëse”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.


Lexo lajme interesante

You may also like