Arrestohet 25-vjeçari nga Kërçova, kapet me substanca narkotike – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nga MPB bëjnë të ditur se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një 25-vjeçar nga Kërçova për dorgë.

Policia ka realizuar bastisje në shtëpinë e tij ku ka gjetur substanca narkotike.

“Më 16.03.2023, në ora 19:40, zyrtarët policorë të Njësisë së Policisë Kërçovë ia kanë hequr lirinë S.M.(25) nga Kërçovë. Gjatë kontrollit të ushtruar me urdhër të gjykatës në një shtëpi dhe ambiente të tjera ndihmëse ku ndodhej S.M., punonjësit e policisë gjetën një qese dhe një kavanoz me marihuanë dhe një grirëse metalike. S.M. është ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj saj do të paraqitet kallëzim penal”, thonë nga MPB.

You may also like